Video
“Rama e Tahiri po shkatërrojnë provat”, PD kërkon urgjent heqjen e imunitetit të deputetit
"Rama e Tahiri po shkatërrojnë provat", PD kërkon urgjent heqjen e imunitetit të deputetitG. Hasani
Lajme
Deputeti i PD-së, Eduard Halimi ka shprehur shqetësimin e tij në mbledhjen e sotme në Kryesinë e Kuvendit lidhur me çështjen "Tahiri", emri i të cilit doli në përgjimet e trafikantëve të drogës të arrestuar në Itali. Sipas Halimit, çdo minutë që ikën i shërben shkatërrimit të provave në përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Po ashtu, përfaqësues të PD-së i kanë kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi mbledhjen e Komisionit të Mandateve për miratimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.
Pas Prokurorisë, edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat kërkoi heqjen e imunitetit të mandatit të deputetit Tahiri.
Ndërkohë, utoritetet shqiptare po zhvillojnë hetime në bashkëpunim me ato italiane italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë, ku u implikua dhe emri i Tahirit.
JOQ.al