Video
Mediat italiane/ Droga nga Shqipëria në Siçili: Kërkohet arrestimi i ish-ministrit Tahiri
Mediat italiane/ Droga nga Shqipëria në Siçili: Kërkohet arrestimi i ish-ministrit TahiriS. Bardhi
Lajme
Mediat italiane kanë pasqyruar zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, ku grupi i narko-trafikikantëve shqiptaro-italian është arrestuar në Siçili dhe po hetohet nga Gjykata e Catanias.
Një ndër portalet më të afërta Giornale Di Sicilia shkruan si më poshtë:
Rreth 4 ton marihuanë u kapën në fshatin Babica të Vlorës në jug të Shqipërisë, nga ana e prokurorit publik për krime të rënda dhe nga njësitë speciale të policisë. Droga, sipas hetuesve, i përkiste grupit të Habilajve, vëllezërit shqiptarë të lidhur me një organizatë kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptare që merreshin me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe trafikun e armëve, grup i çmontuar tri ditë më parë në Catania.
Hetimi në Itali ka përfshirë edhe ish-ministrin shqiptar të Brendshëm Saimir Tahirin, i cili rezulton të jetë një i afërm i Habilajve. Në përgjimet, një nga të arrestuarit në Itali, Moisi Habilaj shpesh përmend emrin e Tahirit, ndërsa duke folur tregon se i ka dhënë atij (30.000 euro), byzylykë disa mijëra euro për gruan e tij dhe nëna e Tahirit. Dhe se Tahiri fitonte në muaj 5 milionë euro.
Tahiri mohoi që kishte "marrëdhënie me kushërinjtë e shkallës së dhjetë". Ndërkohë, zyra e prokurorisë shqiptare i bëri thirrje parlamentit për të autorizuar arrestimin e Tahirit.
Operacioni i sotëm ka çuar në arrestimin e Armando Kacerrit, 31 vjeç, i dyshuar si anëtar i grupit Habilaj. Policia e gjeti drogën në shtëpinë e tij, ndërsa kapi një varkë “dyshek” që ishte përdorur nga Moisi Habilaj.
Hetimi i kryer në Itali ka shqetësuar politikën shqiptare, me opozitën që bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pritet arrestimi i Tahirit, por a do ketë kjo një efekt domino?!/ Përshtati JOQ.al
JOQ.al