Video
15 milion euro drogë nga Shqipëria në Itali/Kapet gomonia, në pranga 2 shqiptarë
15 milion euro drogë nga Shqipëria në Itali/Kapet gomonia, në pranga 2 shqiptarëA. Shehaj
Lajme
Foto ilustruese
Një gomone me një ton e gjysmë marijuanë është bllokuar nga policia italiane në Bari. Në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë të moshës 31 dhe 26-vjeç, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Mjeti që është përdorur për transportin e drogës nga Shqipëria në Itali është një gomone 10 metra e gjatë, me dy motorë të fuqishëm, e cila është sekuestruar në Bari.
Marijuana ishte e ndarë në 64 pako dhe kishte një peshë prej 1505.3 kilogramësh. Vlera e saj në trego do të ishte mbi 15 milion euro.
Nga nisja e vitit 2017 deri më tani rreth 32 ton marijuanë është sekuestruar me origjinë nga Shqipëria dhe destinacion Italinë dhe 47 skafistë janë vënë në pranga.
JOQ.al