Video
Kryeprokurori i përgjigjet akuzave të Xhafës për Tahirin: Është problem i tij nëse…
Kryeprokurori i përgjigjet akuzave të Xhafës për Tahirin: Është problem i tij nëse…A. Shehaj
Lajme
Kryeprokurori Adriatik Llalla është pyetur në lidhje me komentin e ministrit Fatmir Xhafaj, i cili akuzoi se individë të caktuar në prokurori po e përdorin politikisht çështjen e Habiljave dhe Tahirit.
Llalla qëndroi indiferent ndaj këtyre deklaratave dhe u shpreh se është problem i ministrit nëse nuk i di ende ndryshimet ligjore.
Kryeprokurori tha para mediave:
S'e kam dëgjuar prononcimin e Xhafës. Nëse Xhafa nuk është i qartë për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore, është problemi i tij. Prokuroria është duke ndjekur me rëndësi çështjet e kriminalitetit në vend, veçanërisht në qytetet si Vlora, Lushnja e Elbasani. Detyra jonë është të hetojmë nga afër të gjithë ata që kanë shkelur ligjin qoftë edhe me mosveprimet e tyre dhe t'i vëmë para drejtësisë".
JOQ.al