Connect with us

“A keni prova dhe çfarë doni të gjeni në shtëpinë e Tahirit?”, socialistja kap keq prokurorët

Video

“A keni prova dhe çfarë doni të gjeni në shtëpinë e Tahirit?”, socialistja kap keq prokurorët

"A keni prova dhe çfarë doni të gjeni në shtëpinë e Tahirit?", socialistja kap keq prokurorëtA. Shehaj

Lajme

Deputetja Vasilika Hysi u ka referuar disa pyetje përfaqësuesve të prokurorisë në lidhje me çështjen Tahiri, por duket se i ka zënë ata disi ngushtë. E vetmja përgjigje që prokurorët kanë dhënë në lidhje me provat që kanë për arrestimin e Tahirit duket se janë mediat italiane.

Prova konkrete nuk kanë dhënë asnjë, si dhe nuk janë shprehur se çfarë duan të gjejnë gjatë kontrollit të banesës së Tahirit.

Më poshtë debati në Këshillin e Mandateve.

Vasilika Hysi: A keni prova që Tahiri ka udhëtuar 4 herë me persona të dyshuar në makinë

Kryeprokurori: Dy procedimet janë regjistruar. Provat janë…

Vasilika Hysi: Doni të kontrolloni banesën dhe vendet e tjera. Çfarë kërkoni të gjeni në banesëmeqë paskeni prova dhe dyshimin e arsyeshëm

Prokurori: Profesionalisht nuk do t'i përgjigjesha këtu kësaj pyetjeje.

Deri sa keni krijuar dyshimin e arsyeshëm bazuar në prova, çfarë ka mbetur pa provuar?

Prokurori: Ju s'duhet ta bëni këtë pyetje

Vasilika Hysi: Ju duhet të keni një dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova. A ka prova në materialet e autoriteteve italiane që implikojnë Tahirin? A kanë bërë autoritete italiane për Tahirin?

Prok. Elisabeta Ymeraj: Në materialet që kemi paraqitur në Kuvend flasim për ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm. Nuk mund ta dimë se çfarë do të bëjnë autoritetet italiane. Ka disa detaje, të dhëna që në harmoni me njëra-tjetrën na ngrenë dyshimin e arsyeshëm mbi Tahirin.

Vasilika Hysi: Çfarë deajesh keni që ministri është i implikuar në trafik?

Prok. Elisabeta Ymeraj: Të detajuar është moment me të cilin duhet të përballemi në gjykatë nëse ekziston apo jo.

Vasilika Hysi: A mund të krijoni ju bindjen e arsyeshme bazuar në materiale të lexuara në gazetë?

Prok. Elisabeta Ymeraj: Ne i qëndrojmë kërkesës së bërë. Nuk kemi ardhur këtu me dy mendje. Kjo nuk lidhet me atë që unë mund të mendoj, por me punën time dhe të një grupi prokurorësh.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top