Connect with us

I gjithë Gramshi mbetet pa mish, çfarë po ndodh me thertoret e vendit?

Video

I gjithë Gramshi mbetet pa mish, çfarë po ndodh me thertoret e vendit?

I gjithë Gramshi mbetet pa mish, çfarë po ndodh me thertoret e vendit?S. Bardhi

Lajme

Para pak ditësh u zëvendësua kreu i Autoritetit të Kujdesit Ushqimor dhe brenda pak ditësh si për të thënë që tashmë do nisë një “epokë” e re, ky autoritet mbylli disa subjekte që ushtronin aktivitetin e thertores.

Thertoret u mbyllën sepse është e lehtë sa kohë kanë pronarë njerëz që thjeshtë, të cilët me këtë aktivitet mbajnë familjen. Por ç’do bëjë AKU për të gjitha subjektet e mëdha që shpërndajnë produktet e tyre në gjithë vendin dhe për të cilat qytetarët janë ankuar shpesh se dalin të skadaura dhe tregtohen jashtë çdo lloj standardi?!

Qyteti i Gramshit ka mbetur pa mish të freskët. Që nga fundjava e kaluar e në vazhdim, në thertoren e vetme nuk theren më bagëti për shkak se ajo u mbyll nga AKU. AKU e ndërmori vendimin në fjalë pas udhëzimit të fundit të Kryeministrit ku kërkohet që ky proces të realizohet me standarde dhe jo në thertore rëndomta apo në anë të rrugëve.

Kasapët e Gramshit kanë ngritur shqetësimin pasi po shkojnë drejt falimentit. Ata kërkojnë që të investohet në ngritjen e një thertoreje sipas parametrave të kërkuara dhe janë të gatshëm që të paguajnë të gjitha detyrimet.

E vetmja mundësi e tyre është që të dërgojnë kafshët për të therur në Elbasan ose Korçë. Por kjo nënkupton kosto të lartë për shkak të transportit e për pasojë një kilogram mish shkon dyfishin e çmimit aktual. Tregtarët Pëllumb Bora, Elton Shaliu dhe Ismail Çekrezi shprehen se kjo është një situatë jonormale dhe të gjitha njësitë tregtare që furnizoheshin me mish të freskët janë boshatisur.

Njëri prej të sipërpërmendurve është shprehur për infoelbasani?

Ne duhet të ngarkojmë kafshët e t'i dërgojmë për ti therur dhjetëra kilometra larg, në Korçë, apo Elbasan. Kjo është njëra anë. Nga ana tjetër, mishi i therur kërkon kushte të larta hijeno­sanitare dhe makina frigoriferike gjë që ne si kemi pasi kanë kosto e nuk mund ti blejmë. Por edhe nëse do ti kishim transporti i kafshëve dhe mishit shkon me kosto të lartë dhe i bie që qytetarët e Gramshit ta blejnë një kilogram mish sa dyfishi i kostos reale.”

Ndërsa është krijuar kjo situatë AKU nuk do t’ia dijë pasi deklaron se thjesht në këtë rast po zbaton ligjin në interes të konsumatorëve. Dhe kështu Gramshi po kërkon metoda të reja të furnizohet me mish.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top