Video
Kush është Artan Hajdari, avokati që mbron Saimir Tahirin?
Kush është Artan Hajdari, avokati që mbron Saimir Tahirin?G. Hasani
Slide-kryesor-1
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka prezantuar vetë avokatin e tij, Artan Hajdarin që po e përfaqëson në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores.
Gjatë mbledhjes Hajdari tha se kishte disa kërkesa paraprake, sipas standarteve proceduriale.
Por, kush është avokati që Saimir Tahirin i ka besuar mbrojtjen?
Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar Studimet Master në të drejtën Evropiane. Prej vitit 2010 është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Tiranës.
Ka ushtruar profesionin e Avokatit prej vitit 1991 dhe është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë prej vitit 1998.
Në periudhën 1991 – 1992 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier dhe gjatë periudhës 1992 – 1993 ka qenë Kryetar i kësaj Gjykate.
Në periudhën 1993 – 1994 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe në periudhën 1994 – 1997 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
Prej vitit 1998, ai është Ortak Themelues i Studios së Avokatisë “Haxhia & Hajdari”.
Ka ushtruar funksionin si Zëvendës Ministër pranë Ministrisë së Drejtësisë për dy vjet. Është Pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe autor i një sërë artikujsh për të Drejtën Civile dhe Tregtare.
Ka qenë pedagog për disa vjet në institucione të ndryshme si në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, Universitetin “ Ismail Qemali”, Vlorë. Fushat e tij të praktikës përfshijnë të drejtë civile, kontraktore, bankare dhe e drejtë financiare.
JOQ.al