Connect with us

Trajtimi i lëkurës në kushte shtëpie

Kuriozitete

Trajtimi i lëkurës në kushte shtëpie

Trajtimi i bukurisë që ju prezatojmë do të përmirësojë cilësinë e lëkurës tuaj dhe do të sjellë përsëri shkëlqimin rinor të saj, vetëm me këta përbërës natyralë që i keni në shtëpi. Ja se çfarë duhet të bëni:

Me një pambuk të zhytyr në ujë trëndafili pastroni fytyrën tuaj fillimisht. Pastaj prejeni një domate përgjysmë dhe vendosni kripë mbi të.

Fërkoni fytyrën tuaj me domate për disa minuta – ky proces do të hapë poret tuaja dhe do të heqë qelizat e vdekura të lëkurës nga fytyra juaj në çast.

Hapi i ardhshëm përfshin përzierjen e 2 lugëve lëng domateje me 2 lugë xhel Aloe Vera. Nëse ju pëlqen, ju mund të shtoni 1 kapsulë vitaminë E në përzierje.

Aplikoni kremin e bërë në shtëpi në fytyrën tuaj dhe mbajeni për 5 minuta në mënyrë që të hyjë në poret tuaja.
Më pas, duhet të përgatitni një përzierje prej 2 lugë mielli orizi, 2 lugë lëng domateje dhe disa pika lëng limoni. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 15 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Përdorimi i rregullt i trajtimit do të zgjidhë të gjitha problemet e lëkurës dhe do ta bëjë fytyrën tuaj të shndritshme dhe të butë si kurrë më parë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top