Connect with us

Artan Hoxha lëshon “bombën”: I mbusha me prova Krimet e Rënda, asgjë nuk bëri Prokurori

Video

Artan Hoxha lëshon “bombën”: I mbusha me prova Krimet e Rënda, asgjë nuk bëri Prokurori

Artan Hoxha lëshon "bombën": I mbusha me prova Krimet e Rënda, asgjë nuk bëri ProkuroriG. Hasani

Lajme

Ditën e sotme gazetari i kronikës Artan Hoxha ka qenë mjaft aktiv në facebook-un e tij lidhur me mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku prokuroria kërkoi heqjen e mandatit të deputetit Tahiri dhe arrestimin e tij.

Në disa statuse, Hoxha ka ironizuar Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Madje gazetari ka shkuar deri në akuza ndaj tij për mos veprim ndaj të gjithë rasteve që Hoxha ka denoncuar publikisht për mbjelljen e hashashit në vend. I vetmi rast shkruan Hoxha ka qenë denoncimi për avionin italian në Ishëm. Dhe për këtë rast ende nuk i janë kthyer dy telefonat e sekuestruar nga Prokuroria 14 muaj më parë.

Statusi i Artan Hoxhës:

Meqe jemi te kjo puna e provave ne parlament….

Ka prova?!!!

S'ka prova?!

Po pse s'ka prova?!!!

Ku jane provat?!!!

Prova per te tereeeee….

Si e doni proven?!

Te njome, te thate, 3-mujorshe, 6-mujorshe, si ta doni!!!!

Na prova sa nje mal, po keta te Krimeve te Renda nuk me thirren kurre ku i gjeja keto prova, kush i kishte, ku ishin, pse i mbronin, pse nuk i arrestonin?!!!

Ore eshte mbush vendi me prova jeshile, ore ja ku i keni, me video, audio, me ze e figure!!!! Ore me vrane informatorin pse denoncoi ne media bashkepunimin e trafikanteve me policine!!! Po pse leviste Hajdarmata me te vetet?!!! Jo or jo, levizi vetem kur denoncova pse kishte ardhur avioni italian ne Ishem. Dhe ate rast jo per te hetuar kush po trafikonte droge por pse denoncova ne publik.

Me shoqeruan ne prokurori pse thashe ne Opinion se avioni italian qe ra ne grykederdhjen e lumit Ishem kishte ardhur per te inauguruar pisten e re te narkotrafikut dhe te merrte 200 kg hashash….

Dhe ky kreu i Prokurorise per Krime te Renda qe sot u paraqit para kuvendit, Hajdarmata, e mbajti 5 muaj ne kavalishincen qeveritare ne Durres, pilotin italian Guido Andrea Guidi dhe pastaj e ktheu te lire ne Itali se nuk kishte prova.

E ktheu pas 7 muajsh ne Itali avionin e rrezuar ne Ishem se nuk kishte prova.

Dhe ka 14 muaj qe i mban dy telefonat e mi te sekuestruar. Telefonat mbahen nen "arrest" qe nga 15 shtatori i 2016-es me "dyshimin e arsyeshem" se aty mund te gjendet ndonje prove….".

artan

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top