Connect with us

Bien temperaturat, vijnë reshjet e shiut dhe të dëborës

Video

Bien temperaturat, vijnë reshjet e shiut dhe të dëborës

Bien temperaturat, vijnë reshjet e shiut dhe të dëborësD. Cani

Lajme

U ankuam për luhatjet e temperaturave që na solli muaji tetor. U duk sikur po përjetonim tre stinë. Një vjeshtë që nisi me reshje bore duke na sjellë dimrin dhe ditë me diell që shkonin deri në 30 gradë Celsius.

Mirëpo, duket se duke filluar nga java e ardhshme do të kemi një vjeshtë tipike që do të sjellë jo vetëm reshjet e shiut, por edhe të dëborës.

Sipas MeteoAlb, shirat do të përfshijnë të gjithë vendin nga java e ardhshme, ndërsa në zonat malore priten reshje bore.

Parashikimi:

Fundjava mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare deri mesditën e së dielës kur një sistem vranësirash vjen nga Veriperëndimi dhe vendoset gradualisht deri në mbrëmje mbi të gjithë territorin. Orët e natës sjellin shira fillimisht në Veriperëndim dhe gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë vendin. E hëna, pritet të jetë me shira ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje dëbore në ekstremin Verior dhe zonat e thella malore të Verilindjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen gradualisht deri mesditën e së hënës kur pritet rënie e ndjeshme e tyre duke zbritur maksimumet termike sipas zonave në vlerat 13 – 17°C zonat malore; 18 – 21°C zonat e ulëta dhe 19 – 20°C bregdeti.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri mbrëmjen e së dielës kur pritet forcim i erës mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Natën e së dielës dhe gjatë së hënës, vijon forcimi i erës mbi 60 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë por mbi 6 ballë, në det të hapur.

borabllokon

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top