Video
Gazetari britanik: Tani e kuptova pse Italia refuzonte të përgjigjej kur i pyeta për Tahirin
Gazetari britanik: Tani e kuptova pse Italia refuzonte të përgjigjej kur i pyeta për TahirinS. Bardhi
Lajme
Vitin e shkuar gazetari britanik i “The Economist”, Tim Judah vizitoi Shqipërinë në saje të një dokumentari që realizoi për shtimin e hashashit në vendin tonë.
Judah e vizitoi Shqipërinë në muajin shtator dhe ishte vetë Saimir Tahiri, asokohe Ministër i Brendshëm, që e shoqëroi gazetarin në udhëtimin e tij duke i treguar operacionet e ndërmarra nga policia për djegien e hashashit.
Por këto ditë kur çështja Tahiri ka marrë përmasa të gjera, Tim Judah ka shkruar në Twitter:
18 muaj më parë, kur pyeta italianët rreth Tahirit, ata refuzuan të flasin. Tani po bëhet e qartë pse”.
Dhe këtë fjali gazetari e ka shoqëruar me linkun e BalkanInsight me titull: Prokurorët kërkojnë arrestimin e Saimir Tahirit.
JOQ.al