Video
Tahiri në fije të perit/Naço e Alibeaj kërkojnë arrestim, Ruçi ndërpret mbledhjen
Tahiri në fije të perit/Naço e Alibeaj kërkojnë arrestim, Ruçi ndërpret mbledhjenA. Shehaj
Lajme
Saimir Tahiri
Gramoz Ruçi ka ndërprerë me një orë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe të Imunitetit. Pas tre orë diskutimesh, Ruçi ka kërkuar një orë pushim me qëllim që anëtarët e Këshillit të njiheshin me provat e depozituara nga Prokuroria. Mbledhja pritet të rinisë në orën 14:00.
Ndërkaq, Enkeled Alibeaj i PD-së dhe Nasip Naço i LSI-së shpallën votat e tyre pro heqjes së imunitetit dhe arrestimit të Tahirit.
Naço tha:
Jam pro dhënies së autorizimit për heqjen e imunitetit të Tahirit. Askush, pavarësisht emrit dhe ngjyrës politike, nuk duhet të mbrohet nga mburoja politike. Do të jetë gjykata ajo që do të vendosë për fajësinë apo pafajësinë e Tahirit".
Ndërkaq, pritet që Gramoz Ruçi të marrë vendimin se çfarë do të bëhet në vijim….
JOQ.al