Video
Ndërkohë që nuk dihet fati i Tahirit, Monika shkon më larg: Vendi në zgjedhje të parakohshme
Ndërkohë që nuk dihet fati i Tahirit, Monika shkon më larg: Vendi në zgjedhje të parakohshmeG. Hasani
Lajme
Kur ende nuk dihet se si do të vendoset për mandatin e deputetit të PS-së Saimir Tahiri, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar më tej në politikën e saj. Sipas Monikës, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi kokaina e hashashi shiten sikurse farat e lulediellit nëpër shkolla.
Gjatë një takimi me të rinjtë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh:
Jam e bindur se shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Karriget që janë me paratë e krimit dhe drogës do të rrëzohen. Rama ka rënë moralisht dhe politikisht”.
Përpos, deklaratës së kryetares së LSI-së fati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nuk dihet ende se si do të shkojë. Por, bashkë me të a do të ndikojë kjo situatë në rradhët e partisë Socialiste.
JOQ.al