Connect with us

U shtir se është e verbër për 28 vite, vetëm për të mos iu folur njerëzve

Video

U shtir se është e verbër për 28 vite, vetëm për të mos iu folur njerëzve

Rreth 28 vite më parë, Carmen Jimenez, nga Madridi, Spanjë, u verbua tërësisht për shkak të një lëndimi serioz në sy.

Të paktën kështu iu tha ajo njerëzve, duke përfshirë edhe familjen e saj, për shkak se ishte lodhur duke i përshëndetur njerëzit të cilët në fakt nuk dëshironte t’i përshëndeste.

57-vjeçarja tregoi kohët e fundit se gjithmonë kishte qenë në gjendje të shohë shumë mirë, gjë që e tronditi familjen e saj, edhe pse ata gjithmonë kishin dyshuar se diçka nuk shkonte me gjendjen e saj, transmeton Gazeta Express.

Burri i saj u tha gazetarëve se ajo do të vendoste grim në fytyrë në mënyrë të përsosur dhe se nganjëherë do ta zinte atë duke shikuar TV me “bisht të syrit”.

Por ajo kurrë nuk e kishte pranuar se po gënjente për verbërinë, deri kohët e fundit. Çfarë bëri që ajo të gënjente për gjendjen e saj për rreth tri dekada? Carmen duket se e bëri këtë për të evituar bisedat dhe përshëndetjet me njerëz të cilët nuk i pëlqente.

“Isha lodhur duke takuar njerëz në rrugë dhe duke u ndalur për t’i përshëndetur. Nuk kam qenë kurrë person i shoqërueshëm dhe duke gënjyer se jam e verbër isha në gjendje të evitoj shumë përgjegjësi shoqërore”, tha ajo sipas Hay Noticia.

Përveç se zhgënjeu familjen të cilën e gënjeu për kaq shumë vite, Carmen po përballet edhe me probleme ligjore, për shkak se e regjistruar si e verbër ajo kishte marrë ndihmë të veçantë financiare.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top