Video
Deklarata e Bashës pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Nuk do ndalemi!
Deklarata e Bashës pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Nuk do ndalemi!D. Cani
Lajme
Pas përfundimit të mbledhjes në Këshillin e Mandateve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për shtyp, ku tha hapur se Tahiri, Ruçi dhe Xhafa janë mbështetës të trafikut të drogës dhe krimit.
Basha tha se “populli ynë është i pashpresë dhe ka ardhur koha që Shqipëria të lahet nga krimi dhe politikanët.”
Deklarata e tij:
Prandaj Edi Rama do ta mbrojë Saimir Tahirin deri në fund. Ai, Ruçi dhe Xhafaj janë mbështetës të trafikut të drogës dhe krimit. Sot Tahiri, Xhafaj dhe vetë Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë, duke treguar se janë kërcënim serioz për shqiptarët. Unë e di që ka njerëz që ndihen të fyer nga dhunimi që ata i bënë drejtësisë. As Saimir Tahiri, as Edi Rama nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Ne nuk do ndalemi. Ka ardhur koha që Shqipëria të lahet nga krimi dhe politikanët.”
JOQ.al