Video
Rashel Kolaneci tregon pse iku nga Ermali, i befason të gjithë me atë që thotë
Rashel Kolaneci tregon pse iku nga Ermali, i befason të gjithë me atë që thotëD. Cani
Thashetheme
Rashel Kolaneci u largua nga emisioni Xing me Ermalin dhe ditën e sotme e ftuar në “Pop Culture”, ka dhënë arsyet se pse është larguar.
Ajo ka habitur pak me atë që ka thënë, pasi pas një viti në emision është shprehur se ajo që bënte nuk i përshtatej dhe nuk gjente veten në skenar.
Madje ka thënë se ata nuk e lejonin të ishte e lirë dhe të dilte nga skenari.
Ja si u shpreh ajo:
Pasi mendova e stërmendova këtë muhabet, duke e ditur që jam dhe në fillimet e mia dhe në moshë të re, m’u mblodhën argumenta dhe dola në përfundimin se s’mund të bëja kompromis në një vend ku nuk merret parasysh as forma e as mënyra e të bërit të gjëra, as përmbajtja e një emisioni. Po ç’a të them unë më tepër”.
Por kush vendosi? Rashel vazhdon më tej:
Faji për herë kujt i ngelet është njëçik jetim, por unë bëra zgjedhjen time dhe vendosa të mos qëndroja më aty, sepse qëndron një limit kur një njeri vendos për veten e tij, se çfarë mund të bëjë. Zgjidhja ishte e imja. U largova”.
Cila është arsyeja e vërtetë? Ja si shprehet ajo:
Ka pasur disa arsye, nuk kam dëshirë të tregoj. Një pjesë i mbetet Ermalit, Klanit dhe mua, por jemi ndarë paqësisht. Pata dhe një ofertë tjetër nga Klani, por duke parë atë që dua të arrij dhe vendin ku dua të jem, nuk përkonte…”
JOQ.al