Connect with us

Aksident i rëndë/ Range Rover “bën përshesh” Opel-in, shkaku mungesa e tabelës “Stop”

Video

Aksident i rëndë/ Range Rover “bën përshesh” Opel-in, shkaku mungesa e tabelës “Stop”

Aksident i rëndë/ Range Rover “bën përshesh” Opel-in, shkaku mungesa e tabelës “Stop”M. Gjini

Vec-e-jona

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Kamëz, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në një kryqëzim.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, raportohet se një makinë e markës “Opel” ka hyrë në një kryqëzim dhe është marrë përpara nga një mjet i markës “Range Rover”. Raportohet se ky është një kryqëzim pa sinjalistikë, ku kanë ndodhur mjaft aksidente edhe në të kaluarën.

Nëse do të ishte vendosur një tabelë “Stop”, mjeti tip “Opel” do ta kuptonte se po hynte në kryqëzim dhe aksidenti me shumë mundësi do të ishte shmangur, sipas dëshmitarëve në vendngjarje.

Mësohet nga të dhënat paraprake se dy pasagjerë që ndodheshin në mjetin tip “Opel” janë në gjendje të rëndë. Dëshmitarët shprehen se dy personat kanë lidhje mes tyre, ku njëri është daja dhe tjetri nipi.

Në vijim informacioni nga dëshmitarët:

Vetem se mungon nje tabele "stop"… Aksident tani para 5 minutsh ne Kamez, Range Rover me nje Opel. Eshte kryqezim pa sinjalistike, nuk eshte aksidenti i pare qe ndodh, ishim ne lokal ne dolem kur degjuam zhurmen. Opeli ka dal ne kryqezim pa dijenine qe eshte kryqezim dhe eshte perplasur nga Range Roveri. Nje femije e kane nisur per ne spital, por po patet mundesi publikojeni keto foto dhe ishalla i bie mendja bashkise apo policise te vendosin naj tabele "stop".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top