Video
“S’i kemi mirë punët me shtetin, i dua paratë në dorë”, përgjimet e reja të bandës “Habilaj”
"S'i kemi mirë punët me shtetin, i dua paratë në dorë", përgjimet e reja të bandës "Habilaj"A. Shehaj
Lajme
Të tjera biseda janë zbardhur mes anëtarëve të bandës Habilaj. Këtë herë bëhet fjalë për regjistrime të janarit të këtij viti, ku Nezari i tregon Miridianit se kanë prishur marrëdhëniet me "degën e brendshme", siç e quante ai policinë.
Lolo (Florian Habilaj) kishte folur me Nezatin dhe i kishte thënë se punët me shtetin nuk ishin aspak mirë. Ata diskutojnë mes tyre në lidhje me një prej transporteve të drogës si dhe kohën kur do ta ngarkonin e shkarkonin.
Përgjimet janë zbardhur nga "Panormaa".
Nezari: Më tha sot Lolo (Florian Habilaj).
Miridiani: Që…
Nezari: “Nuk i kemi punët mirë me shtetin”. “Nuk na merr Dega e Brendshme”. Kështu u them unë atyre, “Dega e Brendshme”.
Në një përgjim të datës 20 shkurt 2017, në orën 09:29, Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti flasin për transportin dhe shitjen e drogës.
Në orën 09:34, Nezari thotë: Ta pyesim një herë atë se sa është copa dhe shohim çfarë do të thotë tjetri.
Në orën 09:37, Moisi Habilaj i thotë Nezarit që të shkojë ai vetë me Sabaudin Sulajn që të flasin për çmimin dhe më pas t’ua bënte të ditur atij për shpenzimet e transportit të drogës.
Në orën 09:38, Nezari i thotë se atyre do t’ua bëjë të ditur që “puna” nuk ishte vetëm e tyre dhe nuk kushton me mijëra euro. Moisiu i përgjigjet se “puna” ka qenë gjithmonë te çmimi 800 euro.
Deri në orën 10:37, Moisiu dhe Nezari flasin për çmimin e drogës në Holandë. Nezari thotë se i leverdis që ta shesë drogën me një çmim më të ulët dhe me para në dorë. Një orë më pas, Moisiu dhe Nezari flasin për ngarkimin e drogës në furgon dhe për ardhjen e dërgesës nga Shqipëria.
Biseda është konsumuar në automjetin “Fiat Panda”.
Nezari: A e bën dot… ta ngarkosh direkt?! A e ngarkon direkt menjëherë atë natë?
Moisiu: Po!
Nezari: E kuptoj…të mërkurën?
Moisiu: Eee.
Nezari: Për plakun do të ishte mirë që të çlodhej pak, por nuk përputhen ditët. Do të qetësohej “puna”. Nuk na premton koha…
Moisiu: Nëse ai vjen në orën 9, atëherë në 12 e mbarojmë.
Nezari: Furgoni vjen dhe ngarkohet direkt aty? E mban një furgon atë? Apo i ke thënë që ta gjejë një të madh?
JOQ.al