Video
Kush është policja që tradhtoi Habilajt dhe ç’mund t’i bëjë asaj Tahiri?
Kush është policja që tradhtoi Habilajt dhe ç'mund t'i bëjë asaj Tahiri?A. Shehaj
Lajme
Ditën e djeshme u mblodh sërish Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit e pas mbledhjes së gjatë me dyer të hapura, u vendos që më tej të diskutohej pa praninë e mediave.
Kjo u kërkua nga 3 prokurorët e çështjes, të cilët bënë me dije se do të paraqisnin prova konfidenciale që janë pjesë e sekretit hetimor.
Pa praninë e mediave, kamerave, gazetarëve dhe larg syrit e veshit të publikut, përfaqësuesit e organit të akuzës kanë folur para anëtarëve të këshillit, në lidhje me një ish-oficere policie, e cila ka bashkëpunuar me Habilajt dhe është e gatshme të tregojë gjithçka.
Sipas prokurorëve, nëse Tahiri nuk arrestohet, ai mund të prishë provat, ose të intimidojë (frikësojë) ish-oficeren e policisë.
Ç'do të ndodhë më tej, pritet të shikohet në vijim.
JOQ.al