Video
“Një brinjë i kishte dalë sipër, Jurgeni ka paguar prokurorin”, Vjollca kërkon drejtësi
"Një brinjë i kishte dalë sipër, Jurgeni ka paguar prokurorin", Vjollca kërkon drejtësiA. Shehaj
Lajme
Kur kanë kaluar shtatë muaj nga vraja e të shoqit, Agim Arapit, Vjollca Arapi ende pret të bëhet drejtësi për ikjen nga kjo botë e burrit të saj.
Ajo shprehet në një intervistë për "Shekullin" se prokurori i Durrësit nuk pranon të hapë kamerat për të parë se çfarë ka ndodhur atë natë kur është vrarë Agim Arapi. Gruaja bën me dije se ka me vete vetëm drejtësinë ndërsa prokurori nuk e pret në takim.
Vjollca Arapi shprehet:
Kam kërkuar takim me të, por nuk më ka pranuar. Në Durrës është paraja e madhe prej atyre, sepse ata janë milionerë. Unë e shkreta nuk kam njeri, kisha vetëm drejtësinë, por edhe kjo u çmend. I ka nxjerrë të gjithë të pafajshëm këta.
Nuk ka njeri pse të më besojë mua, janë kamerat e sigurisë që tregojnë gjithçka. Ky prokuror nuk pranon t’i hapë në gjyq pamjet e këtyre kamerave.
Kam dy herë që kam shkuar aty dhe e kërkoj këtë, por asnjëherë nuk janë hapur. Ku është motivi këtu? Janë kamerat ato që tregojnë se çfarë ka ndodhur aty brenda atë natë.
Ajo hedh dyshime se Jurgen Kurti dhe autorët e tjerë kanë paguar para për të shpëtuar nga drejtësia. Vjollca Arapi thotë se në kamera duket qartë gjithçka që ka ndodhur atë natë dhe se kush e vrau Agim Arapin.
Sipas Vjollcës:
Kamerat tregojnë gjithë vrasjen. Çdo pamje është e pastër. Duket kur ata shtyjnë njëri-tjetrin e thonë: Ik ti se do t’i gjuaj unë. Janë pamjet që e tregojnë të qartë vrasjen, por ama drejtësia jonë në Durrës është çmendur.
Kushedi sa lek janë paguar që të dalë një kriminel i pafajshëm. Krahët e mia kanë qenë të nxirë, pasi Kostandini erdhi për të më vrarë mua. Ata i gjuanin Gimit, ndërsa unë i lutesha “aman mos më vrisni burrin”. E kam parë burrin në mënyrën më të masakruar.
Një brinjë i kishte dalë sipër. Ai është goditur në vesh dhe në ekspertizën e parë thonë që vdekja ka ardhur për shkak të goditjeve me mjete të forta mprehëse.
Ndërsa në të dytën thuhet se vdekja ka qenë e menjëhershme, për shkaqe të papërcaktuara. Të dyja këto ekspertiza i përkasin të njëjtës datë, por ama kanë përmbajtje të ndryshme dhe numra të ndryshëm. Që këtu kanë filluar gënjeshtrat.
Filluan që ditën e parë duke bërë ndërhyrje tek mjeku ligjor. Pas tre muajsh kanë nxjerrë nga burgu Kostandin Ekonomi të pafajshëm. Po ky prokuror pse nuk ma dha vendimin e pafajësisë së tij.
JOQ.al