Connect with us

Ku ndryshojnë meshkujt nga femrat? 10 fakte shkencore që do u habisin me këto dallime

Video

Ku ndryshojnë meshkujt nga femrat? 10 fakte shkencore që do u habisin me këto dallime

Ku ndryshojnë meshkujt nga femrat? 10 fakte shkencore që do u habisin me këto dallimeS. Bardhi

Thashetheme

Femrat dhe meshkujt nuk dallojën vetëm nga gjinia apo fizionomia, por edhe nga të parit dhe të menduarit rreth gjërave.

Pra, burrat dhe grati i shohin gjërat ndryshe nga njëri-tjetri dhe kjo në kuptimin e parë të fjalës “ndryshe”.

Burrat kanë retinë më të trashë dhe qeliza M, më të mëdha se gratë. Qelizat M janë përgjegjëse për përcjelljen e lëvizjes së objekteve. Gratë kanë më shumë qeliza P, të cilat janë përgjegjëse për identifikimin e objekteve dhe analizimin e teksteve dhe ngjyrave.

Më poshtë po rendisim 10 fakte shkencore rreth këtij ndryshimi mes gjinisë mashkullore dhe asaj femërore.

Gratë dhe burrat e përpunojnë informacionin ndryshe. Burrat përdorin kryesisht hemisferën e majtë të trurit, ndërsa gratë përdorin të dy hemisferat.
Gratë vërtet ndjejnë më shumë dhimbje se burrat. Kur përjeton dhimbje, amigdalja e majtë e një gruaje, pjesa e trurit që lidhet me funksione të brendshme, aktivizohet menjëherë. Kur burrat përjetojnë dhimbje, amygdala e djathtë aktivizohet.
Meshkujt dhe femrat fillojnë të tregojnë dallimet e trurit që kur janë 26 javësh. Në atë fazë, truri femëror fillojnë të zhvillojë callosum corpum më të trashë. Kjo është pjesa e trurit që lidh hemisferën e majtë me atë të djathtë.
Vajzat kanë 11% më shumë neurone se djemtë në qendrat e trurit që kontrollojnë gjuhën dhe dëgjimin. Jo vetëm që gratë dëgjojnë më mirë se burrat, ato gjithashtu mund të bëjnë dallimin më të mirë, mes të një game më të gjerë tonesh emocionale, si e qara.
Gjatë periudhave të stresit, burrat dhe gratë çlirojnë oksitocinë, por estrogjeni femëror kombinohet me oksitocinën, për të krijuar një efekt qetësues, ndërsa testosteroni i bën meshkujt më agresivë.
Në muajin e parë të jetës së fëmijës femër, kontakti i syve do të rritet me mbi 400%, ndërsa një fëmijë mashkull do të shfaqë përmirësime shumë më të vogla. Në një studim të kryer në 100 foshnje në ditën e lindjes së tyre, vajzat preferonin të shihnin fytyrat e femrave të reja, ndërsa djemtë preferonin të shihnin objekte që lëviznin.
Zona e trurit që mendohet të ndikojë në aftësinë matematikore është më e madhe tek meshkujt, se sa tek femrat. Zonat e trurit që kontrollojnë aftësitë matematikore dhe gjeometrike gjithashtu piqen rreth katër vjet më parë tek meshkujt.
Meshkujt janë më të aftë të mendojnë për sendet tre dimensionale, se sa gratë. Kjo aftësi mund të jetë zhvilluar në kohët kur burrat gjuanin dhe merrnin pjesë rregullisht në beteja.
Gratë janë më të mira për të kujtuar se ku i kanë gjërat, se sa burrat. Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa të navigojnë duke përdorur pika referimi, ndërsa burrat navigojnë duke përdorur drejtimin dhe distancat. Pra, një grua ka më shumë gjasa të thotë, Ec drejt derisa të arrish tek MacDonalds, pastaj kthehu djathtas dhe vazhdo derisa të arrish në majë të kodrës. Një burrë ka më shumë gjasa të thotë, Ec drejt veriut për tre kilometra, pastaj kthehu në lindje në Liberty Street. Vazhdo në Liberty Street për dy kilometra.
Gratë shqetësohen më shumë se burrat. Nuk ka asnjë arsye të vetme për këtë, por dallimet e hormoneve dhe faktorët e mjedisit luajnë një rol. Në anën tjetër, shqetësimi u jep grave një avantazh kur është fjala për parashikimin dhe trajtimin e problemeve. Bota.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top