Video
“Saimiri nuk do e marrë me vete Ramën, ky është pakti i tyre”, demokrati bën deklaratën e fortë
"Saimiri nuk do e marrë me vete Ramën, ky është pakti i tyre", demokrati bën deklaratën e fortëS. Bardhi
Lajme
Ditët e para kur u akuzua publikisht Saimir Tahiri, kryeministri Rama në deklaratat e tij nuk i ofronte mbështetje ish-ministrit të tij dhe as nuk thoshte me vendosmëri nëse ishte apo nuk ishte fajtor.
Kjo nxiti njëfarë përçarje mes simpatizantëve të PS ku u ndanë në mbështetës të Ramës dhe në ata të Tahirit.
Mirëpo, pas 2 mbledhjeve të njëpasnjëshmëve të Këshillit Mandatues, me sa duket gjërat morën kthesë dhe PS i ka dalë në mbrojtje deputetit Tahiri.
Është deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka që ka bërë një deklaratë në rrjetin Facebook duke thënë se Rama ka marrë garancinë e Tahirit për të mos e fundosur prandaj edhe po e mbron.
Noka shprehet në postimin e tij:
4 ditë u fsheh, nuk e pa njeri ku kishte futur kokën, jepte e merrte me Tahirin, i conte emisarë e ndërmjetës, dhe pasi nënshkroi paktin me të, paktin ku ish-ministri nën akuzë ndërkombëtare për trafik droge nuk do e marrë me vete në pusin e thellë të drogës e parave të pisëta ku janë zhytur bashkë, e bashkë me të dhe shumë ministra e familjarë të tij, vetëm pasi u sigurua që Tahiri sdo flasë, dhe pasi Tahiri mori mbrojtje prej tij duke mos lejuar prokurorinë të bëjë punën e saj, Edi Rama u shfaq në publik.
4 ditë në errësirë, në ethe, merr e jep mes kupolës mafioze të vendit, këto 4 ditët e fundit kanë treguar për çdo shqiptar, për të madh e të vogël, se cili është narko-shteti që kishim në 4 vite.
Dhe kush ishte në krye të këtij narko shteti? Ai u denoncua vetë faqe gjithë botës. Ishte ai që u zhduk në këto 4 ditët e fundit ku të palarat dolën në shesh. Që nuk ia pa askush fytyrën. Mori garanci nga Tahiri që s’do flasë për përfshirjen e tij direkte, që sdo përdorë prova, filmime e fakte që ai i ka për të, për ministra e për olsa, dhe pas kësaj u shfaq me predikimin e zakonshëm, dhe sulmin ndaj opozitës.
Edi Rama është i vetmi që i merr shqiptarët për budallenj, sikur nuk e kuptojnë çfarë ndodhi.
Pse u zhduke këto 4 ditë? Ku ishe futur?
Çfarë ka Tahiri për ty, që të bëri të fshihesh në skuta të errëta?
Por nga ana tjetër, për shqiptarët u bë e qartë gjithçka;
Ti zgjodhe Tahirin, përpara drejtësisë italiane, përpara partnerëve ndërkombëtarë, përpara drejtësisë shqiptare.
Ti zgjodhe Tahirin përpara qytetarëve shqiptarë, edhe pse i faktuar me mijëra faqe nga drejtësia italiane si i përfshirë direkt në trafik droge.
Ti zgjodhe kupolën mafioze, paktin me krimin, dhe jo të ardhmen e vendit.
Pse e bëre këtë zgjedhje???Shumë e thjeshtë; sepse zgjodhe për të mbajtur edhe ca kohë pushtetin. Rruga tjetër, lëshimi i Tahirit, lënia e drejtësisë të funksionojë, ishte tatëpjeta jote, fundi më i keq, më dramatik se çdo ankth që ke përjetuar këto 4 ditë.
Kjo që zgjodhe, është rruga më e shkurtër, por jo më e sigurta.
Edi Rama ka fituar vetëm pak kohë.
Por fundi është i afërt….Tashme nuk ka zgjidhje tjetër veç rrëzimit te tij.”
JOQ.al