Connect with us

20% ujë më pak, si po thahet Shqipëria

Video

20% ujë më pak, si po thahet Shqipëria

20% ujë më pak, si po thahet ShqipëriaA. Shehaj

Aktualitet

valbona

Nëse ka diçka që Shqipëria e ka me bollëk në raport me sipërfaqen territoriale që ka kjo është pjesa e burimeve ujore. Por përtej këtij bollëku duket se ajo që na mungon është mirëmenaxhimi. Në zhvillimet e dekadës së fundit na ka munguar pikërisht kjo kryefjalë.

Por ekspertët e sektorit vënë theksin tek rritja e vigjilencës, pasi mungesa e menaxhimit mund të na kushtojë shumë dhe jo vetëm prej faktit se ndryshimet klimatike po luajnë rol në rritjen e ekstremiteteve të sasive në burimet ujore, por edhe sepse projeksionet tregojnë se po shkojmë drejt pakësimit.

Inxhinieri hidroteknik i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Klodian Zaimi, shpjegon se është pikërisht kjo tendenca që shfaqin burimet ujore në Shqipëri sipas parashikimeve.

Gjasat janë që të kemi 20% sasi uji më pak dhe prurje më ekstreme në dimër dhe shumë më të ulëta në verë. Ndërtimi i hidrocentraleve, ndërhyrjet nga dora e njeriut kanë rolin e tyre në mënyrën sesi natyra sillet me njerëzit, por kryesor mbetet monitorimi i burimeve dhe ndjekja nga afër e ndryshimeve, duke krijuar hartat e rrezikut që minimizojnë dëmet në çdo rast.

Ai thotë:

Burimet ujore janë të konsiderueshme, sepse si sipërfaqe territoriale ne jemi mbi 28 mijë metra katrorë, por si sipërfaqe ujore, pra ujërat që futen në territorin tonë, janë dyfishi i sipërfaqes sonë territoriale. Prandaj sa u përket burimeve ujore, mund të themi që jemi një shtet i pasur.

Pas Çlirimit filluam të kemi studime të mirëfillta për të studiuar gjithë trupat ujorë që janë brenda territorit shqiptar. Është bërë një punë e konsiderueshme, pasi deri pas Luftës së Dytë Botërore nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të bërë studime të tilla.

Pra, për të bërë studime duhet të kesh një seri të gjatë të dhënash. Dhe të arrish të parashikosh me saktësi të mjaftueshme, duhet të kesh të dhëna që kanë seri 20-30-vjeçare të monitorimit të ujit dhe klimës, që s’ka qenë e mundur në ato periudha, ndaj themi që dhe studimet e para të bazuara me të dhëna me afate të gjata kohore kanë filluar rreth viteve ‘70.

Në atë kohë kemi pasur një studim tërësor për hidrologjinë e Shqipërisë që ka qenë ajo e botimit në vitin 1984 nga Akademia e Shkencave e ish-Institutit Meteorologjik.

Por nuk është se puna ka ndaluar për kërkimin dhe nuk janë vetëm këto studime, ka shumë të tjerë nga autorë të ndryshëm për burimet ujore, si për shfrytëzimin e tyre, por edhe për problematikën që shfaqin, sepse shihen dy anët e medaljes, shfrytëzim-përfitimi por edhe rreziku.

Në Shqipëri, për vetë veçoritë karakteristike të relievit, fatmirësisht kemi ujë por fatkeqësisht lumenjtë tanë janë problematikë, për arsye se pjerrësitë e tyre, vijnë direkt nga pjesa malore dhe ulen në pjesën fushore ku bëhen disi të rrëmbyeshëm dhe krijojnë probleme.

Kjo aq më tepër që pas viteve ’90, kur pjesa e Ultësirës Perëndimore, ka ndërtime të shumta me funksion banimi. Mund të themi që studimet kanë vazhduar edhe pas viteve ’90 por kanë qenë autorë të ndryshëm dhe në bazë projektesh.

Më tepër janë studime të thelluara për burime të veçanta, por jo tërësore për Shqipërinë, sepse nuk ka qenë nevoja për t’u bërë një studim momental, por në bazë të interesave të ndryshme.

Tjetër arsye pse nuk është bërë një vlerësim i tillë është fakti që ka një mosinteresim për monitorimin në investime, në lidhje me monitorimin e parametrave hidrologjikë dhe klimatikë.

Duke u matur si trupa ujorë dhe si sipërfaqe hidrografike duke u krahasuar me një vend si Italia dhe që bën një monitorim të pranueshëm në standardin e Komunitetit Europian, ne do na duheshin të investonim 3-5 milionë euro në vit. Në fakt, investimet tona për monitorimin pas viteve ’90 kanë qenë të papërfillshme.”

Përsa i përket menaxhimit të kësaj pasurie, Inxhinieri hidroteknik i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Klodian Zaimi, thotë:

Për fat të keq nuk mund të themi që kemi pasur një menaxhim të mirëfilltë të burimeve ujore. Si çdo pasuri tjetër, pasuria ujore është një pasuri që duhet shfrytëzuar dhe menaxhuar, por që në vendin tonë është shfrytëzuar, por jo duke pasur plane menaxheriale të këtyre burimeve. Tani kanë filluar disa projekte me Bankën Botërore, sidomos për pjesën e lumit Drin-Buna dhe të Semanit, ku po bëhen projektet e para të studimit për t’u menaxhuar në mënyrë të integruar. Kjo sepse shfrytëzim kemi, por të bësh një ekonomi ujore si mundet ta shfrytëzosh këtë ujë, për qëllimet që t’i duhen ekonomisë dhe njerëzve jo”./Monitor

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top