Video
Sherr masiv me thika mes shqiptarëve dhe italianëve, 7 të plagosur
Sherr masiv me thika mes shqiptarëve dhe italianëve, 7 të plagosurD. Cani
Lajme
Një grup italianësh dhe shqiptarësh janë konfliktuar me njëri – tjetrin në Lugano të Zvicrës.
Sherri masiv i ndodhur ditën e djeshme me thika ka përfshirë të paktën dhjetë persona, ndërsa të plagosur janë shtatë prej tyre.
Agjensia e lajmeve Sda.ch bën me dije se tre prej të plagosurve janë shqiptarë, ndërkohë nuk dihen motivet e sherrit.
Policia e Tesinit raporton se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Mes të plagosurve janë tre shqiptarë, tre italianë mes moshave 23 dhe 27 vjeç si dhe një zviceran 22 vjeç.
Foto ilustruese
JOQ.al