Video
Arrestohen 3 shqiptarë në Londër, shpërndanin kokainë dhe bënin pjesë në grupin kriminal
Arrestohen 3 shqiptarë në Londër, shpërndanin kokainë dhe bënin pjesë në grupin kriminalS. Bardhi
Lajme
Një shitës droge u hodh në një rezervuar dhe u përpoq të shpërndajë kokainën që kishte, pasi e kuptoi se ishte nën vëzhgim.
Kerry Reed, 39 vjeç, nga Shepperton, Londër, u hodh në rezervuar por doli në tokë nga ana tjetër ku ishin duke e pritur oficerët nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Shërbimi Policor Metropolitan i Krimit të Organizuar.
Reed ishte takuar më parë me bashkëpunëtorët, të cilët janë 3 shqiptarët:
Ndrek Prenga, 33 vjeç, banues në Ashford, Surrey
Elton Qajka, 21 vjeç, banues në Islington
Nikolin Dushi, 30 vjeç, nga Barnet, i cili i dorëzoi Reed një qese kafe gjatë takimit në shtëpinë e Prengës.
Prenga, Dushi dhe Qajka, të cilët janë shtetas shqiptarë, u arrestuan në të njëjtën ditë.
Zyrtarët kontrolluan shtëpitë e tyre dhe gjetën shumë telefona celularë, tufa parashë, dokumente identiteti të rreme dhe paketim të gatshëm për t’u shpërndarë.
Të katër ata u akuzuan për komplot në furnizimin me drogë të klasit A. Reed dhe Prenga kanë akuzua edhe për posedimin e pasurisë kriminale.
Gjykata dha dënimin përkatës për të arrestuarit dhe Reed u burgos për tetë vite.
Ndrek Prenga për tetë vite e gjysmë, Dushi për gjashtë dhe Qajka për tre vite.
Martin Groves nga Partneriteti i Krimit të Organizuar tha:
Ne besojmë se Reed, Prenga, Dushi dhe Qajka janë pjesë e një grupi më të gjerë të krimit të organizuar që shpërndan kokainë me shumicë në një shkallë tregtare në të gjithë Londrën dhe Juglindjen e Anglisë. Ata ishin të punësuar në role të besueshme që përfshinin transportimin e drogës dhe parave të gatshme dhe mbikqyrnin shpërndarjen duke drejtuar aktivitetin e paligjshëm.”
JOQ.al