Video
Ky titull gazete tregon troç fare se çfarë populli jemi ne shqiptarët
Ky titull gazete tregon troç fare se çfarë populli jemi ne shqiptarëtL. Çela
Sport
Ndeshja Shkëndija-Besëlidhja e Kategorisë së Parë U-17 dje ka degjeneruar në sherr ndërmjet dy skuadrave. Tipike në futboll, edhe ndodh!
Pa u përqendruar shumë te ky skandal i radhës, sidomos kur flasim për adoleshentë, le ta kthejmë vëmendjen te titulli i lajmit në "Panorama Sport".
E përditshmja sportive shkruan:
Grushte e shkelma dhe në fund… kafe".
Pra, mbas rrahjes së lojtarëve, ku mund të jenë futur në mes edhe njerëz të paidentifikuar, përfaqësuesit e skuadrave, dy trajnerët, kanë pirë një kafe me qetësinë më të madhe.
Ka lezet! Shqiptari mund të shembë Romën, por në fund "robi e do një kafe". T'i kënaq kockat, ore! "Jeta osh qef", kështu që pse të mos e pinë? /JOQ.al
JOQ.al