Video
Çmim marramendës/ Version special i “Macan Turbo”, Porsche befason me mjetin e ri
Çmim marramendës/ Version special i “Macan Turbo”, Porsche befason me mjetin e riD. Cani
Teknologji
Porsche ka lansuar një version special të Macan Turbo, në rangun e SUV-ëve Macan, me fuqi ekstra e me çmim shtesë prej 25 mijë eurosh.
I quajtur “Macan Turbo Exclusive Performance Edition”, ai ka motorin 3.6 litërsh twin-turbo V6 që prodhon 436 kuaj fuqi, që i bie 36 kuaj fuqi më shumë se ai standard turbo.
Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.4 sekonda para se ta arrijë atë maksimale prej 271 kilometra në orë.
Macan Turbo Exclusive Performance Edition kushton 96 mijë euro ndërsa shitja e tij pritet të fillojë në janar të 2018-s.
JOQ.al