Connect with us

Bashkëatdhetares i vidhet çanta me para dhe dokumente personale

Kuriozitete

Bashkëatdhetares i vidhet çanta me para dhe dokumente personale

Një bashkëatdhetare ka raportuar në polici se i është vjedhur çanta e krahut në të cilën kishte para, telefonin dhe dokumente personale e të familjareve të saj.

Sipas raportit të policisë vjedhja ka ndodhur tek Zona Industriale, Prishtinë, pas orës 19:00, ku vetura e e bashkëatdhetarës me targa të Gjermanisë ishte thyer nga persona të panjohur.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se, pasi kishte parkuar veturën (me targa Gjermane) në një parking persona të panjohur i kanë thyer veturën dhe i kanë marrë një çantë krahu në të cilën kishte para telefonin, dokumentet personale dhe disa dokumente të familjarëve, të gjitha të lëshuara nga shteti i Gjermanisë”, thuhet në njoftim

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./Lajmi.net/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top