Connect with us

Temperaturat e larta zbrazin sheshet e Prishtinës (Foto)

Kuriozitete

Temperaturat e larta zbrazin sheshet e Prishtinës (Foto)

Të nxehtit e madh që po mbretëron ditëve të fundit në Kosovë ka bërë që edhe lëvizjet e qytetarëve të jenë të reduktuara.

Kjo edhe pas apeleve që kanë ardhur nga Komuna e Prishtinës dhe QKUK-ja, që qytetarët të shmangin daljet në rrugë prej orës 10:00 deri në orën 17:000.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Prishtinës, sipas parashikimeve të motit, nesër, të shtunën me datë 1 korrik, pritet që temperaturat në qytetin tonë të jenë shumë të larta.Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00”, thuhej dje në komunikatën e komunës së Prishtinës.

Temperaturat e sotme pritet të shkojnë deri në mbi 35 gradë celsius, gjë që bëri që në sheshet e Prishtinës të ketë fare pak qarkullim të qytetarëve, raporton lajmi.net

Madje edhe në kafiteritë në qendër të qytetit, për dallim nga ditët e tjera ka fare pak qytetarë që po frekuentojnë këto lokale.

Komuna gjithashtu dje kishte njoftuar që në sheshe do të jenë edhe dy cisterna të ujit të cilat do të shfrytëzoheshin për freskim.

Por, sot deri në mesditë në sheshin “Zahir Pajaziti” komuna e Prishtinës ka vendosur vetëm një cisternë të tillë.

Gjatë të dielës dhe të hënës pritet mot më i freskët, ku mund të ketë edhe reshje shiu.

Kurse nga e marta në Kosovë përsëri do të rikthehen temperaturat e larta. /Lajmi.net/

sheshi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top