Video
Vendosi të shiste mobiljet në internet, por u bë gazi i botës nga ky detaj
Vendosi të shiste mobiljet në internet, por u bë gazi i botës nga ky detajS. Bardhi
Thashetheme
Një përdorues i Twitter vendosi që të shiste pjesë nga mobilet e tij dhe për ta shfaqur sa më mirë produktin e tij ai realizoi një fotografi ku një detaj e bëri atë gazin e të gjithëve.
Ai shpërndau imazhin reklamues në rrjetin social, por më shumë se për ta blerë njerëzit i shikonin foton vetëm për t’u tallur me të.
Por pse? I riu kishte vendosur objektin para pasqyrës, por ku ishte vetë?
Djali kishte tentuar të bëhej “i padukshëm” duke u fshehur mbrapa një tavoline hekurosjeje dhe i dukeshin disa pjesë trupi bashkë me aparatin celular që kishte bërë fotografinë.
Pra, ai s’ka gjetur mënyrë më të mirë për t’u fshehur në fotografinë e mobileve që shiste për 110 euro.
Brenda disa ditëve, postimi ka marrë më shumë se 4 mijë pëlqime dhe është ndarë nga të tjerët rreth 3 mijë herë.
Gjithashtu, siç mund ta merrni me mend, përdoruesit e Twittet kanë vendosur ta komentojnë imazhin me nota humori.
JOQ.al