Video
Dimri vjen bindshëm/ Shi dhe dëborë, çfarë parashikohet nga moti për këtë javë?
Dimri vjen bindshëm/ Shi dhe dëborë, çfarë parashikohet nga moti për këtë javë?S. Bardhi
Lajme
E hëna ka nisur “egër” në të gjithë vendin, me ulje temperaturash dhe reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe qendrore.
Ky mot do të vazhdojë dhe janë orët e vona të pasdites që do shtojnë reshjet në qendër dhe veri duke sjellë edhe reshje dëbore në ekstremin veriore dhe në skajin verilindor.
Gjatë natës shirat do të zhvendosen në jug që gjithashtu do sjellë reshje dëbore edhe pse të zbehtë në lindje dhe juglindje të territorit.
Temperaturat sot luhaten në gradët 19-20 celsius ku vërehet rënia prej 5-6 gradësh krahasuar me një ditë më parë.
Përmirësime të motit do vërehen vetëm ditën e mërkurë ku moti do jetë më i qëndrueshëm megjithëse me temperatura të ultë, për t’i lënë vendin sërish shirave gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.
JOQ.al