Video
“Na jep 13 mijë euro ose të groposëm 6 metër nën tokë”, shqiptari rrëfen tmerrin si peng brenda bunkerit
“Na jep 13 mijë euro ose të groposëm 6 metër nën tokë”, shqiptari rrëfen tmerrin si peng brenda bunkeritF. Tenolli
Lajme
Në mediat italiane po bën bujë rrëfimi i një 47-vjeçari shqiptar. Ai thotë se u kishte borxh 13 mijë eurove bandës që e mori peng e më pas e kërcënuan, rrahën dhe masakruan.
Banda e rrezikshme përbëhej nga 4 shqiptarë e një italian e vepronte kryesisht mes Tor Bella Monaca, Albano Laziale, Nuoro e Teramos.
Shqiptari u kishte marrë borxh bandës vitin e shkuar një shumë prej 7 mijë eurosh me synimin për të hapur një biznes në Romë.
Ai do ia jepte shumën e marrë në këste prej 700 eurosh çdo muaj deri në përfundim, por pas disa vështirësive ekonomike, i ndërpreu pagesat.
Borxhi u rrit deri në 13 mijë euro dhe ky ishte momenti kur ndaj shqiptarit filluan kërcënimet me vdekje ndaj tij dhe familjarëve të tij.
Peng brenda bunkerit
Kërcënimet nuk po pinin më ujë sipas bandës dhe erdhi momenti që ata të futeshin në aksion. Ata e morën me forcë nga një bar dhe e dërguan në një vend të izoluar në një fshat të Pavonës.
E lanë të lidhur në karrige për tre ditë pa bukë e ujë e aty nisën torturat fizike pa ndërprerje, goditje në kokë, mbytje, rrahje.
“Nëse nuk paguan do të groposin 6 metër nën tokë”, bërtisnin gjatë torturave.
E kishin lënë të flinte në tokë dhe pas dhunës së vazhdueshme, i bindi se do merrte një shok në telefon në mënyrë që t’i lante borxhin.
Ai mundi të telefononte policinë italiane dhe vetëm pas ndërhyrjes mundi të shpëtonte i lirë.
JOQ.al