Video
Kaos te Milani, shpërthen Bonucci: Nëse jam unë e keqja e skuadrës…
Kaos te Milani, shpërthen Bonucci: Nëse jam unë e keqja e skuadrës…K. Demiraj
Sport
Që nga momenti kur erdhi te Milani si një hero i vërtetë, ky është momenti më i vështirë për qendërmbrojtësin italian, Leonardo Bonuccin.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se kapiteni i Milanit nuk i ka pritur mirë kritikat, duke vendosur në dispozicion edhe shiritin e tij.
“Nëse jam problemi unë, shiriti është këtu”, ka thënë mbrojtësi italian. Ai ia ka ofruar shiritin Montolivos, por mesfushori ka refuzuar.
Paraqitja e deritanishme me Milanin lë për të dëshiruar dhe tani ai nuk po sillet as si një lider duke braktisur ekipin pas 25 minutash lojës në ndeshjen e fundit të kampionait.
JOQ.al