Connect with us

Elbasan/ Vjedhje e bujshme në shtëpinë e biznesmenit, familjarët: Nëse i shikoni makinat na telefononi

Video

Elbasan/ Vjedhje e bujshme në shtëpinë e biznesmenit, familjarët: Nëse i shikoni makinat na telefononi

Elbasan/ Vjedhje e bujshme në shtëpinë e biznesmenit, familjarët: Nëse i shikoni makinat na telefononiS. Bardhi

Vec-e-jona

Një vjedhje e bujshme ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mengel të Elbasanit, ku një biznesmeni i janë vjedhur 2 makina.

Fjala është për Ylli Salla-n që përveç makinave i kanë vjedhur edhe kasafortën me para.

Vjedhja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar. Deri më tani policia dyshon se grabitja ka qenë e mirëorganizuar dhe e menduar deri në detaje

Grabitësit kanë mundur të futen në banesën e biznesmenit duke hapur derën kryesore, ndërsa çelësat e makinave i kanë marrë në tavolinat e paradhomës.

Ndërkohë një i afërm i biznesmenit Salla ka shkruar për JOQ:

Përshëndetje JOQ! Këto dy makina janë vjedhur rreth orës 04:30 në Elbasan. Kushdo që i ka parë të telefonojë në numrin e telefonit: 0696012332.

E kemi raportuar rastin në polici por akoma asgjë, prandaj duke parë aktivitetin tuaj besoj se mund të na ndihmoni.

Nuk e kemi idenë se kush mund ta ketë kryer vjedhjen.

Po ashtu e bija e biznesmenit është shprehur:

Unë Suzana Salla, e bija e biznesmenit Y. Salla, në emër të familjes sime deklaroj se vëmë në dispozicion të personave që kontribuojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e menjëhershme të vjedhjes së banesës së familjes sonë një shumë të konsiderueshme parash. Ky shpërblim vlen për çdo informacion që mund të na jepni në numrat e celularit 0692083170 dhe 0696012332 dhe kushdo që ka parë vjedhësit duke qarkulluar mëngjesin e sotëm me makinat me targa AA393PV dhe HP565J."

Ylli Salla, në janar të vitit 2017 është dhunuar fizikisht nga persona të paidentifikuar.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top