Video
Zbuloi tradhtinë e burrit, gruaja merr çekiçin dhe e bën të pendohet përjetë
Zbuloi tradhtinë e burrit, gruaja merr çekiçin dhe e bën të pendohet përjetëD. Cani
Lajme
Megjithëse nuk është e këshillueshme, hakmarrja për një pabesi është një produkt veprimi i zemërimit dhe i etheve të momentit.
Gjithçka bëhet me qëllim të shkaktimit të dëmit të njëjtë ose më të madh ndaj tradhtarit dhe për këtë ata përdorin qëllime të rëndësishme.
Kjo u kuptua nga kjo grua, e cila pasi zbuloi pabesinë e burrit të saj, nuk hezitoi të shkatërronte BMW-n luksoze me çekiç.
Martesa 10-vjeçare përfundoi në tradhti qoftë nga burri, por dhe nga hakmarrja e gruas, e regjistruar në një video dhe në disa ditë ka mijëra shikime në YouTube.
E indinjuar dhe e zemëruar, gruaja u shpreh:
Unë kam qenë e martuar për dhjetë vjet, kurrë nuk kam thyer një filxhan, një pjatë në jetën time".
Sipas informacionit të mbledhur nga Debato.mx, gruaja gjithashtu kërcënoi të digjte veturën pasi e shkatërroi.
Shumë e kanë përkrahur veprimin e gruas, të tjerë mendojnë se ishte e panevojshme, sepse kjo nuk zgjidh asgjë.
Çfarë mendoni ju?
Ngjarja mësohet të jetë regjistruar në periferi të Meksikës.
Burimi: Debato.mx | Përshtati: JOQ.al
JOQ.al