Connect with us

“Helmi i mbetjeve që digjen është kancerogjen”, bashkia e Bulqizës po helmon qytetarët

Video

“Helmi i mbetjeve që digjen është kancerogjen”, bashkia e Bulqizës po helmon qytetarët

"Helmi i mbetjeve që digjen është kancerogjen", bashkia e Bulqizës po helmon qytetarëtS. Bardhi

Vec-e-jona

Me të gjitha problemet që ka Bulqiza, e cila duhet të ishte një qytet model industrial, tani i shtohet edhe ndotja masive e ajrit.

Bashkia djeg plehrat në mes të rrugës, e si pasojë ndotja është e madhe.

Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Ja si digjen mbeturinat, vepër e kryetarit të bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi, ai i djeg me qëllim për t’i asgjësuar por ka mjaft mënyra tjera.

Qoftë larg na sëmuren fëmijët, mjerë ai, mjerë…

Inspektorët e mjedisit na vijnë për një sharrë druri dhe na mbysin në gjoba, ndërsa për këta s’ka ligj.

Helmi i tyre është kanceroz sepse tymi i tyre të zë fytin.”

Sipas një studimi nga ALCDF (Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale) në bashkinë e Bulqizës, vetëm qyteti, sasia e mbetjeve e prodhuar për banor është afërsisht 182.5 kg, ndërsa sasia totale vjetore për qytetin arrin në 3650 ton në vit. Sipas ekspertëve të fushës, studimi i sasisë së mbetjeve në Bulqizë ka përcaktuar se më shumë se 50 % e mbetjeve bashkiake është aktualisht e biodegradueshme, përcjell “CCH”.

Me një Vendim të Këshillit të Ministrave, njësitë e qeverisjes vendore, duke filluar që prej fillimit të vitit 2016-të duhet të kishin filluar diferencimin e mbetjeve që në burim. Por në Dibër dhe Bulqizë një gjë e tillë nuk ka filluar të ndodhë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top