Video
“Më goditën në gjenitale, do vizitohem në Tiranë”, arbitri i dhunuar tregon tmerrin në Skrapar
"Më goditën në gjenitale, do vizitohem në Tiranë", arbitri i dhunuar tregon tmerrin në SkraparK. Demiraj
Sport
Fundjava ka sjellë sërish dhunë në futbollin shqiptar. Në Skrapar janë dhunuar arbitrat e ndeshjes Skrapari-Elbasani e vlefshme për Kategorinë e Dytë.
Në një rrëfim "Panorama Sport", anësori i dhunuar Xhuljo Mani tregon gjithë skenën:
“Ishte një pozicion shumë i dukshëm jashtë loje, 3-4 metra. Ngrita flamurin dhe anulova golin e Skraparit. Në këtë moment afrohen lojtarët vendës dhe mes tyre Jurgen Gogo, i cili më godet fillimisht me grusht. Më pas më gjuan edhe me shkelma në pjesët intime. Në këtë moment ndërhyjnë forcat e rendit që qetësojnë situatën.
Por, unë e kisha të pamundur që të vazhdoja ndeshjen pasi ndieja dhimbje. I bëra të ditur kryesorit se nuk isha në gjendje dhe u vendos që ndeshja të mos vazhdonte. Bëra denoncim dhe agresorin e shoqëruan në komisariat. Do të bëj një vizitë të specializuar në Tiranë. Hera e parë që më ndodhte një gjë e tillë. Është e patolerushme”, mbylli prononcimin anësori Mani.
JOQ.al