Connect with us

Flet i pari që e akuzoi: Kjo është arsyeja pse nuk mund ta arrestojnë Tahirin

Video

Flet i pari që e akuzoi: Kjo është arsyeja pse nuk mund ta arrestojnë Tahirin

Flet i pari që e akuzoi: Kjo është arsyeja pse nuk mund ta arrestojnë TahirinG. Hasani

Lajme

Dritan Zagani, njeriu që po "fundos" ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka dhënë një intervistë për median siçiliane të Katanias “Meridionews”. Ish-kreu i Policisë së Antidrogës në Fier është shprehur se Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili.

Dritan Zagani flet për median italiane Meridionews:

Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili. Deri më 2014, kisha shumë informacion mbi trafikun e drogës me kamion, por dhe përmes detit. Kisha informacion dhe për transportin e drogës drejt Kalabrisë. Gjatë kësaj periudhe u transferova dhe nga shërbimet sekrete informohesha se droga trafikohej dhe me avionë të vegjël turizmi. E është një rrezik i madh të transportosh 200-300 kg marijuanë në çdo udhëtim. Do mund të ndodhte vetëm nëse kishe mbrojtje në nivel të lartë.

Zagani thotë se ky trafik kishte mbrojtje në nivel të lartë, pasi shpesh paratë e krimit financonin fushatat elektorale:

Edhe politikanët kanë përdorur paratë e krimit duke financuar madje dhe fushata elektorale. Të gjithë e dinin e janë mbyllur sytë për të lejuar mbjelljen dhe kultivimin e marijuanës.”

Ditën e enjte në seancën e radhës në parlament një pikë e rëndësishme në rendin e ditës do të jetë heqja ose jo e mandatit të deputetit, Saimir Tahiri.

Lidhur me këtë Dritan Zagani shprehet se:

“Parlamenti shqiptar do të votojë kundër, pasi Saimir Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet. Pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare.”

dritan

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top