Video
E dashura police fundos Moisi Habilajn: Fshija targat nga TIMS-i, paratë i shkonin Tahirit
E dashura police fundos Moisi Habilajn: Fshija targat nga TIMS-i, paratë i shkonin TahiritA. Shehaj
Lajme
Ndërsa në media po qarkullon lajmi se ish-oficeria e policisë që tradhtoi Moisi Habilajn dhe që ka informacione të rëndësishme për lidhjen e tyre me Tahiri është Brunilda Alikaj, gazetarja Anduena Llabani e quan atë Blerina në një shkrim të sajin për "Blitz".
Llabani tregon se Blerina ishte dashnorja e Moisi Alikaj dhe se ai e keqtrajtonte. Madje, e reja ka thënë se është detyruar të fshijë nga sistemi TIMS mjete dhe emra që kanë dalë nga vendi ynë me ngarkesa të mëdha lëndësh narkotike.
Blerina, e cila është bashkëpzunëtore e Habilajve, tashmë është marrë në mbrojtje nga shteti.
Nga: Anduena Llabani
Kush është oficerja që fundosi Moisi Habilajn?…
Është parë nga të gjithë që Blerina…oficerja simpatike e anti-trafikut në Vlorë, shoqërohej në kafenetë e qytetit jo vetëm nga kolegë të saj, drejtues të lartë, por edhe nga Moisi Habilaj.
Të gjithë e dinin lidhjen e saj intime me njeriun e rëndësishëm që s'mungonte në asnjë tavolinë me drejtues policie të çdo niveli.
Një ditë pas arrestimit të Habilajt, në prokurori, gjykatë e polici, ziente lajmi se Blerina kishte shpëtuar, jo vetëm për faktin se i dashuri i saj u zbulua, por miku i të gjithëve ishte vënë nën “pranga”.
Një prej drejtuesve të lartë të gjykatës së Vlorës, tha se Blerina ka shpëtuar, duke nënkuptuar se ajo jo vetëm përdorej nga Moisi Habilaj, por edhe keqtrajtohej prej tij në mënyrë barbare.
Kjo i mjaftoi organit të akuzës ta kthejë oficeren e re nga viktimë, në bashkëpunëtore të saj.
Ajo është e dashura dhe bashkëjetuesja e Moisi Habilajt. Në statusin e bashkëpunëtores ajo ka rrëfyer çdo gjë që dinte dhe bënte, gjatë kohës që gëzonte detyrën si oficere kontakti në drejtorinë e anti-trafikut në Vlorë.
Mësohet se Blerina…, bashkëpunëtorja e prokurorisë në çështjen Habilaj, është marrë në mbrojtje pas dëshmisë që ka dhënë për llogari të hetimit.
Në këtë rrëfim, ajo mësohet se ka zbardhur disa nga episodet kur është dashur të fshijë nga sistemi TIMS, mjete dhe emra që kanë dalë nga territori ynë me ngarkesa të mëdha lëndësh narkotike.
Dëshmia e saj është konsideruar si më e rëndësishmja për akuzën, pasi nga verifikimet ka rezultuar se Blerina …ka patur një rol të rëndësishëm në fshehjen e provave.
Ajo jo vetëm ka treguar se si dilte lënda narkotike nga vendi ynë, por ka bërë edhe lidhjen mes Habilajt dhe ish-ministrit Saimir Tahiri. Sipas saj, shumë para që vileshin nga ky trafik kanë shkuar në llogarit bankare të tij.
Blerina sot është e mbrojtur nga shteti, ndërsa dëshmia e saj është bërë shkak për kërkesën e arrestit që prokuroria i ka drejtuar këshillit të mandateve.
JOQ.al