Video
“O bushi, Sh. Xhaka do foto të k***t tim”, tmerrohet babai pas mesazhit të djalit
“O bushi, Sh. Xhaka do foto të k***t tim”, tmerrohet babai pas mesazhit të djalitD. Cani
Vec-e-jona
Kemi dëgjuar për raste të shumta pedofilie përmes rrjeteve sociale dhe duket se sa vijnë e shtohen.
Një rast i tillë është bërë publik nga një prind për JOQ.al, i cili shkruan se është tmerruar nga mesazhet që djali i ka dërguar në rrjetin social Facebook.
Një person me emrin e përdoruesit Sh. Xhaka, në Facebook, i ka dërguar djalit të tij disa mesazhe ngacmuese.
Pasi i ka thënë se është në Gjermani, Xhaka i kërkon të miturit t’i dërgojë foto të organit gjenital. Atëherë kur djali nuk pranon, biseda merr një rrjedhë tjetër.
Pikërisht në këtë moment djali pyet babanë e tij nëse ka dijeni për këtë person dhe i kërkon mesazhet.
I shqetësuar, prindi bën thirrje përmes JOQ.al për të ndaluar këtë person, të cilit për arsye etike nuk po i postojmë emrin e plotë apo fotografi, por që shpresojmë se instituticionet përkatëse do të marrin masa për këtë.
Më poshtë, biseda që Sh. Xhaka ka realizuar me të miturin:
JOQ.al