Video
Momentet e vështira, pikëllohen gazetaret: S’do ta harroj derisa të vdes
Momentet e vështira, pikëllohen gazetaret: S’do ta harroj derisa të vdesD. Cani
Lajme
Televizioni News24 feston mbrëmjen e sotme 15 vjetorin e krijimit të tij.
Në një transmetim maratonë, spikerët Edvin Parruca, Ola Bruko dhe Nisida Tufa teksa prezantojnë, nuk ngurojnë të tregojnë edhe eksperiencën e tyre në televizion.
Ata janë ndalur shumë edhe te momentet e trishta në këto vite punë.
Spikerja Nisida Tufa ka thënë se momenti më i vështirë i saj ka qenë transmetimi që nga ora 22:30 deri në 5 të mëngjesit dhe ka qenë vdekja e të ndjerit ish-deputetit Sokol Olldashi.
Ndërsa spikerja Ola Bruko, u ndal te aksidentet, vdekjet dhe masakrat, duke kujtuar një material bruto, për të cilin u shpreh se nuk do ta harrojë deri sa të vdesë.
Ajo u shpreh:
Pashë trupin e tij, ishte bjond… me sy të zbardhur dhe i vdekur. Ishte e tmerrshme, nuk mund ta shihja”.
Sigurisht, puna e gazetarit përveçse është një punë që të ofron gëzim, kur e bën me pasion, ka edhe sfida dhe herë-herë të bën një person të dobët. /JOQ.al/
JOQ.al