Video
“Don Agaçio, udhëtim sekret për të shpëtuar Tahirin duke i blerë deklarata prokurorit italian”
"Don Agaçio, udhëtim sekret për të shpëtuar Tahirin duke i blerë deklarata prokurorit italian"F. Tenolli
Lajme
Edhe një herë ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në faqen e tij të “Facebook” një denoncim nga qytetari dixhital.
Në statusin e postuar flitet për sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.
Sipas Berishës,“Don Agaçio” po bën tratativa menjë eksponent të lartë të drejtësisë italiane për deklarata lehtësuese për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas denoncimit, Agaçi ka udhëtuar drejt Italisë me qëllim që të ‘blejë’ deklaratën e një ish-prokurori italian.
STATUSI I PLOTË I BERISHËS
Sekretari i pergjithshem i mafies qeveritare, don Agaçio ne tratative me nje eksponent te larte te drejtesise italiane per deklarata lehtesuese per Tahirin!
“Pershendetje doktor. Don Agacio siç e quan ti me te drejte Engjell Agacin, ishte ne nje udhetim sekret ne Itali, per te cilin une dhe ju njoftova tre dite me pare. Burimi qe me informoi per udhetimin ka marre vesh se detyra e tij ka qene per te blere ndonje deklarate nga nje ish prokuror i njohur i Italise emrin e te cilit sapo ta marre vesh do te jua nis. Personi qe me i informoi ka si burim vet Agaçin, cherche la femme e kupton vet ti doktor! me respekt per ju..”
JOQ.al