Connect with us

Lodrat që shiten për fëmijë kanë kimikate të rrezikshme, eksperti shqiptar: Nuk i ndalojmë dot

Video

Lodrat që shiten për fëmijë kanë kimikate të rrezikshme, eksperti shqiptar: Nuk i ndalojmë dot

Lodrat që shiten për fëmijë kanë kimikate të rrezikshme, eksperti shqiptar: Nuk i ndalojmë dotS. Bardhi

Lajme

Lodrat e fëmijëve i gjen thuajse në çdo dyqan mirëpo, me sa duket kontrolli për to është zero. Shumë lodra që shiten në tregun shqiptar përbëjnë rrezik për shëndetin e fëmijës tuaj.

Ato përmbajnë jnë sërë kimikatesh që ndonëse nuk kanë kohë të përcaktuar për shfaqjen e komplikimeve shëndetësore, mbeten një rrezik permanent. Në një kronikë të përgatitur nga Top Channel ku flasin edhe ekspertët tregohet qartë që produktet përmajtësore të lodrave janë kryesisht kimikate tejet të dëmshme.

Aleksandër Davidi, ekspert në Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industriak thotë për TCH:

Ky produkt që kam në dorë ka pasur një erë të jashtëzakonshme të ftalateve. Edhe ky tjetri përmban ftalate. Një prind duhet të shikojë që kjo lodër është e thyeshme një, bie erë dy, ka grimca manjetike. Në produktet që kemi ne këtu në tavolinë përmbajnë ftalatë. Përmbajtja e tyre duhet të jetë 0 përqind. Tek ne këto me përqindje shkojnë 10, 15 , 17 , 30 deri në 40 përqind ftalatë.”

Këto janë lodra që fëmijët blejnë e përdorin çdo ditë. Por çfarë shkakton secila prej këtyre substancave në shëndetin e fëmijëve?

Ftalati, substancë organike që përdoret si tretës në lodra, maska, biberona, veshje etj. Dëmton veshkat, mëlçinë dhe organet e riprodhimit. Bisfenoli A (BPA) i pranishëm në plastikë shkakton probleme në procesin e zhvillimit. Plumbi i pranishëm në plastikë dhe bojën e lodrave, është toksik. Kadmiumi në kontakt me pështymën tretet dhe gëlltitet. Dëmton veshkat, shkakton diarre, marrje mendsh dhe të vjella. Kromi nëse gëlltitet shkakton irritim të syve, lëkurës dhe mukozave.

Inspektoriati merret me analizat fizike e kimike, por shumë pak me ato sasiore, kjo për shkak të mungesave në laborator. Por, pavarësisht rezultateve, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial nuk mund të ndërhyjë duke marrë masa tek një biznes që tregton këto lodra.

Më tej ai shton:

Legjislacioni si të thuash ka një kohë të gjatë që rrin në instanacion. Ligji 10480 kambeturi paplotësuar me akte nënligjore. Pikërisht kjo ka lidhje me aktet nënligjore. Ne nuk ndërhyjmë dot, unë nuk e bllokoj dot atë mall. Pra duhet të kem të drejtën, duhet të kem laboratorin tim që të përcaktoj në mënyrë kuantitative që ky është kaq.”

Edhe pse stampa e lodrave është CE, çka konfirmon se lodrat janë të padëmshme, ekspertët ngrënë alarmin se ato falsifikohen lehtë në Shqipëri.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top