Video
Doris Pack reagon fort për çështjen “Tahiri”: Shqipëria shtet i së drejtës dhe kandidate për BE?
Doris Pack reagon fort për çështjen "Tahiri": Shqipëria shtet i së drejtës dhe kandidate për BE?S. Bardhi
Lajme
Padyshim që çështja “Tahiri” nuk ka kalur pa jehonë në rajon dhe më gjerë. Shumë media ndërkombëtare kanë shkruar për inkriminimin e mundshëm të ish-ministrit Tahiri në bandën e narko-trafikantëve Habilaj.
Kështu politikania gjermane Doris Pack, deri në 2014 edhe anëtare e Parlamentit Europian ka bërë një postim në Twitter lidhur me mbrojtjen që Rama po i bën Tahirit dhe sulmin ndaj organeve të drejtësisë shqiptare.
Doris Pack shkruan:
Shqipëria shtet i së drejtës? Kandidate për në Bashkimin Europian? Kryeministri Rama pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij të dyshuar Tahirin.”
A mund të perceptohet kjo si një akuzë? Ndoshta jo e drejtpërdrejtë por të paktën është një konstatim lidhur me ngjarjet e fundit të zhvilluara në vend./JOQ.al
JOQ.al