Connect with us

Blenë byrekë pranë shkollës, fëmijët helmohen pas konsumimit

Video

Blenë byrekë pranë shkollës, fëmijët helmohen pas konsumimit

Blenë byrekë pranë shkollës, fëmijët helmohen pas konsumimitD. Cani

Lajme

Disa fëmijë kanë përfunduar në spital me helmim ushqimi, pasi kishin konsumuar byrekë të cilët i kishin blerë pranë shkollës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Kutalli të Beratit.

Sipas njoftimit të policisë së Beratit, nën akuzë është vënë 60-vjeçari B.S., banues në Kutalli, Ura Vajgurore, i cili po hetohet në gjendje të lirë.

Ai akuzohet nga Policia se u ka shitur byrekë të prodhuar në banesë gjashtë nxënësve të shkollës 9-vjeçare të fshatit, cilët kanë pasur të vjella.

Të miturit pasi morën ndihmën mjekësore, u larguan për në banesë. Dyshohet se vogëlushët kanë pësuar helmim ushqimi, për shkak të konsumit byrekëve, ndërkohë që lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim dhe materialet në ngarkim të 60-vjeçarit iu kaluan Prokurorisë së Beratit për veprën penale: Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin.

a

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top