Video
Portieri brazilian sheh vdekjen me sy, dorëzon makinën i kërcënuar me armë
Portieri brazilian sheh vdekjen me sy, dorëzon makinën i kërcënuar me armëL. Çela
Sport
Amerika Latine sjell shpesh lajme të frikshme nga futbolli, sidomos me ngjarje që nuk kanë lidhje fare me sportin më popullor në botë.
Portieri i Botafogos, Jefferson, është detyruar të zbresë nga makina e tij luksoze, për shkak se disa grabitës e kanë ndaluar dhe e kanë kërcënuar me armë.
Ai nuk ka pasur asnjë shans reagimi, por vetëm është ulur në gjunjë dhe u është nënshtruar kriminelëve. Ngjarja ka ndodhur më 22 tetor, siç raporton policia.
Automjeti i gardianit të portës është gjetur i braktisur në Rua Tangapeme.
JOQ.al