Video
Sot vendoset “fati” i Tahirit në Kuvend, cilat janë 5 provat e forta të opozitës?
Sot vendoset "fati" i Tahirit në Kuvend, cilat janë 5 provat e forta të opozitës?A. Shehaj
Lajme
Kuvendi pritet të mblidhet ditën e sotme në një seancë plenare, ku në rend të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës së prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, "Për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri".
Opozita, PD dhe LSI, kërkojnë "kokën" e Tahirit me çdo kusht, pasi sipas tyre, bazuar në fakte dhe prova, vërtetohet bashkëpunimi i ish-ministrit me kushërinjtë e tij, Habilajt, të cilët vepronin në një grup të strukturuar kriminal.
Përfaqësuesit e partive opozitare kanë paraqitur në seancat e mbajtura në Këshillin e Imunitetit dhe Mandateve disa prova.
Provat e pretenduara nga opozita
Provë materiale ‘3.5 ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa’, e sekuestruar nga autoritet italiane, që dyshohet se është trafikuar nga grupi i strukturuar kriminal.
Provë materiale ‘3978 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa’, e sekuestruar nga autoritetet shqiptare në datën 18.10.2017, në banesën e bashkëpunëtorit të grupit të strukturuar kriminal, A. Koçeri, në Vlorë.
Të dhëna të marra në formën e përgjimeve (1800 fletë në total), nga ku rezulton përfshirja e deputetit Saimir Tahiri në kryerjen e veprave penale, duke përfshirë edhe marrjen e shpërblimeve të paligjshme, të përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale të të hetuarve të Moisi Habilaj.
Dokumentet e shitjes së automjetit me targa AA 003 GB nga deputeti Saimir Tahiri tek Artan Habilaj, një prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, në datën 15.11.2013.
Dokumentet e përdorimit të automjetit me targa AA 003 GB nga deputeti Saimir Tahiri, pas shitjes së tij, si dhe për udhëtimin e deputetit Saimir Tahiri me këtë automjet me Artan Habilaj, një prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.
Por, a janë këto të mjaftueshme për të dhënë autorizimin për heqjen e imunitetit dhe burgosjen e ish-ministrit të Brendshëm?
JOQ.al