Video
Minatori vdes në mënyrë tragjike, trupi i tij zihet nga gurët në minierën e Bulqizës
Minatori vdes në mënyrë tragjike, trupi i tij zihet nga gurët në minierën e BulqizësS. Shtjefni
Lajme
Në minierën e Bulqizës një minator ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm.
Mësohet se ai quhej Liman Keta dhe se ishte 33-vjeç.
Minatori ishte duke punuar në zonën D dhe besohet se atë e ka zënë një masiv gurësh.
Prej kohësh minatorët e Bulqizës kanë bërë protesta madje janë futur edhe në grevë urie për kushtet e këqija në të cilat punojnë, por askush nuk e ka bërë asgjë.
JOQ.al