Video
Pas çiftit të kanibalëve që hëngrën 30 vetë, Rusia tronditet nga 5 vrasës serialë
Pas çiftit të kanibalëve që hëngrën 30 vetë, Rusia tronditet nga 5 vrasës serialëS. Shtjefni
Lajme
Pas çiftit të kanibalëve që kishin ngrënë 30 persona, Rusia është tronditur sërish nga një ngjarje, e cila është e denjë për filmat horror.
Elena Lobacheva dhe katër meshkuj të tjerë kanë përdhunuar në grup dhe më pas kanë vrarë 14 të pastrehë.
Ata janë shprehur se qëllimi i tyre ishte të pastronin Moskën nga vagabondët dhe pijanecët.
Para gjykatës Elena ka thënë:
Jam frymëzuar nga filmi “Bride of Chucky”. Unë e adhurojë atë që ju e quani vrasës serial, Alexander Pichushkin.
Udhëheqësi i kësaj bande ishte 23-vjeçari Pavel Voitov, i cili me veprimet e tij donte të imitonte atë që bënë nazistët me hebrenjtë.
Gjatë kohës që ai dëshmonte në gjykatë ishte i lidhur me zinxhirë.
Pavel, Elena dhe pjesëtarët e tjerë të bandës do të dënohen me burgim të përjetshëm.
JOQ.al