Video
Mashtrimi “DIA-CEZ”, gjykata dënon me 11 vite burg Kastriot Ismailaj dhe i sekuestron mln para
Mashtrimi "DIA-CEZ", gjykata dënon me 11 vite burg Kastriot Ismailaj dhe i sekuestron mln paraS. Bardhi
Lajme
Është dënuar me 11 vite burg ish-administratori i DIA, Kastriot Ismailaj.
Megjithëse Ismailaj ka kërkuar dje që të rihapet hetimi për të sepse ky i fundit dispononte prova të reja, Gjykata e Tiranës nuk e ka marrë parasysh kërkesën e të pandehurit duke i dhënë dënimin me 11 vite burg.
Përveç kësaj, Kastriot Ismailaj i janë sekuestruar shuma të mëdha parash:
-3 milionë dollarë
-451 mijë euro
-939 mijë dollarë
-12 mln lekë reja.
Akuzat që rëndonin mbi Ismailaj ishin “Pastrim të parave” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”, vepra që ishin kryer në bashkëpunim.
ME anë të falsifikimit dhe mashtrimit Ismailaj kishte arritur t’i merrte kompanisë CEZ më shumë se 5 milionë euro.
JOQ.al